Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski në intervistën e plotë për lajmet e TV Sitel tha se ai po kërkon azil politik për shkak të përndjekjes politike që ju bëhet ndërsa autoritetet hungareze po e shqyrtojnë gjithë këtë.
Gruevski tha se në ditët e para ka jetuar nëpër hotele, por jo ashtu siç thuhej nëpër mediat e Maqedonisë, ndërsa tani i ndihmojnë miqtë e tij në Hungari, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Me njerëz nga pushteti nuk takohem, dhe nuk kam biseduar me kryesinë aktuale të OBRM-PDUKM-së”, u përgjigj Gruevski në pyetjen nëse kontakton me ndonjë nga pushteti apo partia e tij.
Ai tha se ishte i gatshëm të hyjë në burg, por pas informacionit që e ka marrë për likuidimin e tij, ditëve të fundit ai ka vendosur të arratiset.
Gruevski tha se është padrejtësisht i gjykuar dhe se Hungaria s’është vend i përhershëm i tij dhe se një ditë do të kthehet në Maqedoni.
Kurti takon virtualisht Haddad, flasin për integrimin evropi...
Prishtina 01 fituese e Kupës së Kosovës në futsal
Arsenali shkon në pushim me epërsi ndaj Atleticos
Bashkimi arrin fitoren e dytë në serinë gjysmëfinale ndaj Bo...
Mbi një orë bisedë telefonike mes Trump dhe Putin, çfarë dis...
Banka Botërore parashikon rritje ekonomike prej 3.7 për qind...