Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka patur sot një takim me qytetarë dhe tregtarë të qytetit të Ballshit, të cilët i kanë shprehur shqetësime për vështirësi ekonomike, veçanërisht pas problemeve të krijuara me mospagesat e naftëtarëve.
Ndërsa Basha i është afruar një qytetari me fjalet “si je”, përgjigja e tij ka qenë:
– Për faqe të zezë!
Më tej qytetari ka vazhduar duke iu drejtuar Bashës me fjalët: “O rrëzoje atë, ose ik edhe vetë Luli”.
– E keni në dorë ju, – është përgjigjur Basha, duke i thënë qytetarit se tashmë rrugët politike kanë mbaruar dhe duhet të marrin në dorë fatet e tyre.
– E kemi ne, por edhe ti. Dili për zot ose hajde ikim pastaj,- ka vijuar qytetari, i cili i ka kërkuar Bashës të zgjidhë problemet e naftëtarëve nëse vjen në pushtet./opinion
Muriqi i pandalshëm, realizon golin e radhës në La Liga
Mirlind Kryeziu transferohet tek Winterthur
Arrestohet gardiani i Burgut të Dubravës, tentoi të fuste dr...
Rrjedhje të ujit, ndalet nga operimi blloku A5
Vjedhja e argjendarit në Kaçanik, pesë të dyshuarit në parab...
Bombë në Superligën Saudite – Karim Benzema lë Al Ittihad pë...