Lidhur më këtë seancë deputeti nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se LDK-ja do të jetë pjesë e seancës, mirëpo ata nuk do ta votojnë Projektligjin për buxhetin.
“Qëndrimi i LDK-së, nuk ka ndryshuar që prej leximit të parë gjatë kësaj kohe jemi munduar ta përmirësojmë por i njëjti mbetet me defekte serioze. Nuk e mbështesim ketë buxhet, që mbështet interesat partiake, që shkon në paga dhe skema sociale. Nuk do të ketë hapësirë për rritje të vendeve të punës dhe zhvillim të projekteve kapitale”, ka thënë ai, raporton arbresh.info
Abdixhiku foli edhe për cështjen e grevave duke thënë se është përdorur si instrument politik.
“Greva është përdorur si instrument politik nga Veseli janë trajtuar me urdhëra politik dhe janë mbyllur me urdhëra politike. Ka qene e realizuar nga PDK. Ka qene pre e një loje politike”. ka thënë Abdixhiku.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/640705769681492/
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...