Manchester United do t’i jap punë të rregullt trajnerit Ole Gunnar Solskjaeri nëse ai arrin të mposhtë PSG-në në Ligë të Kampionëve.
Trajneri i “Djajve të Kuq” ka pasur një fillim të shkëlqyer në Old Trafford duke fituar tetë dhe duke barazuar vetëm një nga nëntë ndeshjet e fundit, transmeton portali arbresh.info.
Solskjaeri ka kthyer disponimin në klub dhe ata vazhdojnë luftën për top katërshe pas fillimit të tmerrshëm nën udhëheqjen e Jose Mourinhos.
Norvegjezi pësoi rënien e parë në detyrë mbrëmjen e së martës kur barazoi në shtëpi me rezultat 2 me 2 kundër Burnleyt në kuadër të Premierë Ligë. Por, edhe kjo ka impresionuar anëtarët e bordit pas rikthimit duke shënuar dy gola vonë për të siguruar barazimin derisa ishin 2 me 0 vetëm pesë minuta pa përfunduar ndeshje.
Mësohet se drejtori i United, Ed Woodward ka zhvilluar bisedime me trajnerin e ri javën e kaluar në kompleksin stërvitor të klubit në Carrington.
Ai mendohet t’i ketë përcjellur përgëzimet e tij për punën e shkëlqyer në klub deri tani duke i thënë se është i gatshëm për çdo shërbim nëse i nevojitet diçka.
Shumica e skuadrës së “Djajve të Kuq” dhe anëtarët e stafit prapa besojnë se Solskjaeri do të siguroj detyrën në formë të përhershme nëse ata mposhtin PSG-në gjatë këtij muaji./arbresh.info/
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...