Necati Sasmaz, i njohur si Polat Alemdar në ‘Lugina e uqërve’, po divorcohet nga bashkëshortja e tij. Ai ka kërkuar 10 milionë lira turke ose 1.9 milionë dollarë kompensim nga Nagehan Kasıkcı.
Misteri rreth shkurorëzimit, rrjedh nga fakti se aktori e akuzoi Kasıkcı se ‘ka lëkundur themelet e bashkimit të tyre martesor’, pa specifikuar më qartë se për çfarë bëhet fjalë, raporton Hyrriet.
Çifti, që u martua 7 vite më parë, kanë edhe dy fëmijë së bashku.
Kur aplikoi në Gjykatën Familjare Anadolu në Stamboll për divorcimin nga Shasmaz këtë javë, aktori gjithashtu bëri kërkesë për kujdestarinë e fëmijëve.
Sasmaz kërkoi nga gjykata të ndalohej udhëtimi jashtë vendit i gruas së tij, që është shtetase gjermane, pasi largohet nga Turqia me fëmijët e tyre.
Lidhur me kompensimin, avokati shpjegoi se aktori kërkon 5 milionë lira për dëme material dhe 5 milion të tjera për dëme jomateriale.
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...