Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka dërguar një mesazh për Kosovën pas takimit me ambasadorin rus, Aleksandar Çepurin.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se Serbia do të jetë e vendosur për paqe dhe stabilitet në të ardhmen por rikthimi në dialog me Kosovën do të ndodhë atëherë kur Prishtina ta heq vendimin e “pakuptimtë” për taksë ndaj mallrave serbe.
Gjatë takimit me ambasadorin rus, Aleksandar Çepurin, Vuçiq ka biseduar për situatën në rajon e sidomos raportin mes Beogradit dhe Prishtinës, ka njoftuar kabineti i presidentit të Serbisë.
“Serbia është e përkushtuar për paqe dhe stabilitetit në të ardhmen, por normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi do të bëhet vetëm nëse anulohet vendimi i paarsyeshëm për taksën”, ka thënë Vuçiq.
Duke folur për vizitën e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, Vuçiq ka thënë se ishte vizitë e “rëndësisë së madhe”, për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Kurti nderon ish-kryeparlamentarin Nexhat Daci
Tri aksidente në Rrugën e Kombit, përfshihen 15 automjete, l...
“Sikur e ndjente që do të ishte takimi i fundit”- Djali i rr...
Basha bën homazhe në nderim të ish-kryetarit të Kuvendi, Nex...
Kthimi i diasporës, në Merdarë pritjet për të dalë nga Kosov...
Nis numërimi i votave me postë nga diaspora