Irani po e shënon me manifestime të ndryshme 40-vjetorin e Revolucionit Islamik, gjatë të cilit u rrëzua nga pushteti shahu si udhëheqës dhe sistemi monarkik, i cili kishte zgjatur 2500 vjet.
Më 1 shkurt të vitit 1979, Ayatollah Ruhollah Khomeini ishte kthyer nga Franca në Iran, pasi kishte qëndruar 14 vjet në këtë shtet evropian. Pikërisht më 1 shkurt të atij viti, Khomeini ishte bërë udhëheqës suprem i Republikës Islamike të Iranit.
Të njohura si “Dhjetë Ditët e Agimit”, datat nga 1 deri më 11 shkurt shënohen me manifestime të ndryshme në Iran. Më 11 shkurt kishte rënë pushteti i shahut të fundit të Iranit, Mohammad Reza Pahlavi, me ç’rast në pushet kishin ardhur klerikët shiitë. Manifestimi kryesor për ta shënuar këtë ngjarje historike u mbajt në Tehran, ku një bandë muzikore ushtarake ekzekutoi himne të revolucionit.
Ayatollah Ahmad Jannati, kryetar i Këshillit të Ekspertëve, i ka kritikuar ata që po kërkojnë përmirësim të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Mallkimet qofshin mbi ata që mendojnë se nuk mund ta udhëheqim vendin pa ndihmën e Amerikës. Fuqia e tyre është duke rënë. Nuk duhet të frikësohemi nga Amerika”, tha ai, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.
Ngjarje e rëndë në Shqipëri, vdes 65-vjeçarja pasi u sulmua ...
“Hendeku është i pakapërcyeshëm”, dështojnë bisedimet mes Ir...
Real Madridi i rikthehet në garë për Konaten, por ka një pro...
Rizvanolli kërkon të ndalen keqinterpretimet dhe keqinformat...
Pse gratë janë më skeptike ndaj inteligjencës artificiale se...
Çmimi i arit rikthehet mbi 5000 dollarë