Optimizmin për realizimin e investimeve kapitale që e mbajti gjatë vitit 2018 në fund e la të pakënaqur zëvendëskryeministrin Koço Angjushev. Edhe përkundër rezultateve katastrofike gjatë vitit të kaluar, ai priste që realizimi të ishte mbi 80%, por shifrat në fund të vitit e dëshmuan të kundërtën.
Qeveria mezi shpenzoi 197 milion euro nga 300 milion euro të parashikuara, gjë që përbën realizim vetëm prej 65.5%. Fajin për këtë Angjushev ia faturon punonjësve nëpër institucione që nuk kanë përgatitur projekte të mira.
Edhe kryeministri edhe unë e kemi cekur në disa raste por edhe ekipi ekonomik se nuk jemi të kënaqur me realizimin e vitit të kaluar, ajo është kryesisht rezultat i asaj se projektet nuk ishin të përgatitura mirë, por kishte edhe arsye të tjera në pjesën e realizimit, ndoshta edhe kadrovike”- tha Koço Angjushev, zëvendëskryeministër për Çështjet Ekonomike./AlsatM/
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...