Madonna është sot një prej këngëtareve më të pasura, por e kaluara e saj ka qenë komplet tjetër realitet.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, ajo ka treguar se dikur nuk kishte para as të blinte fustane të reja dhe është detyruar që t’i qepë vetë.
“Motra ime Paula dhe unë në ditën e diplomimit në shkollë të mesme! I qepëm vetë fustanet nga skicat e ‘Butterick’. Më vinte kaq turp që nuk kishim mundësi të blinim fustane në dyqane. Nga ana tjetër, më vjen mirë që mësova si të qep me makinë qepëse. Vini re: As dekolte, as gjunjë të ekspozuar! Babi Ciccone ishte shumë strikt!”, ka shkruar Madonna krahas postimit.
Më herët ajo ka treguar se gjatë kohës që ishte në shkollë ka pozuar nudo dhe me paratë e fituara ka paguar qiranë e banesës.

Kurti për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’: Anije...
Kane mungon ndaj Freiburg, pritet të rikthehet për ndeshjen ...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Ganimete Musliu ia heq mikrofonin Albin Kurtit, nuk e lejon ...
Kurti: Ulja e TVSH-së dhe akcizës krijon boshllëk financiar,...
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...