Prokurori i shtetit Lubomir Jovevski takoi kryeprokuroren Speciale Katica Janeva. Takimi urgjent vjen pas vendimit të Gjykatës Supreme e cila doli me qëndrim se PSP-ja nuk mund të hapë hetime të reja dhe të ngrejë aktakuza pas 30 qershorit të vitit 2017. Në deklaratën identike që e lëshuan dy institucionet në të cilat nuk përmendet ndonjë zgjidhje konkrete, thuhet:
Në takim u shqyrtuan gjendja dhe mundësitë për veprimin e mëtutjeshëm ndaj lëndëve ku vepron Prokuroria publike për ndjekjen e veprave penale që kanë lidhje e që dolën nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve. Në atë kontekst, Jovevski dhe Janeva u pajtuan se veprimi ndaj këtyre lëndëve do të vazhdojë në pajtim me normat ligjore pozitive”
Për dallim nga kumtesa e përgjithshme e Janevës dhe Jovevskit, me qëndrim konkret rreth fatit të hetimeve të PSP-së doli shefja e Prokurorisë kundër Krimit të Organizuar. Kërkoi që PSP-ja t’ua dorëzojë rastet meqë ata nuk mund t’i kërkojnë.
Nuk është me rëndësi se kush vepron në lëndën dhe cila prokurori është. Të gjithë jemi prokurorë dhe vendimi i Gjykatës është vendim i gjykatës- deklaroi Vilma Ruskoska, Prokuroria kundër Krimit të Organizuar.
Ministrja e Drejtësisë pret që PSP-ja të vazhdojë të ndjekë profilet e larta të korrupsionit. Për vendimin e Supremes, Deskovska shprehet.
Këto janë mendime parimore që nuk i obligojnë prokurorët publik. Pra, ata mund të vazhdojnë më tutje. Sipas punës së deritanishme, nuk i obligojnë, por mund t’i marrin parasysh gjykatësit e gjykatave tjera. Përveçse për Gjykatën Supreme nuk ka detyrim, por ky është një lloj i qëndrimit dhe mendimit- tha Renata Deskovska, ministre e Drejtësisë.
Gjykata Supreme dje vendosi që PSP-ja nuk ka mundësi të hapë hetime dhe të parashtrojë kallëzime pas 30 qershorit të vitit 2017, me çka u hap mundësia nga ndjekja penale të shpëtojnë zyrtarë të lartë të BDI-së si dhe ish-zyrtarëve në Qeverinë e VMRO-DPMNE-së.
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim