Kuvendi nuk do të mund të sigurojë mjete financiare për angazhimin e dy ekspertëve të nevojshëm për Komsionin i cili monitoron punën e Agjencisë Teknike-Operative (ATO) për përgjimet.
Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi pohoi se ka pranuar letrën e kryetarit të Komisionit parlamentar Emil Dimitriev i cili kërkon sigurimin e financave për të paguar ekspertët por sqaron se ligji nuk parashikon asnjë dispozitë ku precizohet që Kuvendi duhet të sigurojë mjete për kompensimin e punës së ekspertëve.
Ligji parashikon që pas formimit të Komisionit parlamentar për vëzhgimin e punës së ATO-së, Komisioni mund të angazhojë dy ekspertë të jashtëm. Ky organ duhet të sjellë Rregullore për punën e Komisionit dhe angazhimin e ekspertëve.
Sipas Xhaferit, çështja e financimit të ekspertëve mund të rregullohet me Rregulloren e Komisionit.
Kryeparlamentari Xhaferi vlerëson se pikërisht ky ishte edhe problemi me konkursin publik për anëtarët e Këshillit qytetar për të cilët po ashtu nuk ishte parashikuar çështja financiare për kompensimin e tyre. Zgjidhje mund të jetë rishikimi i ligjit për ATO-në në këto dispozita.
Kreu i Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e punës së ATO-së Emil Dimitriev, një javë më parë, pas takimit me ekspertë të BE-së dhe KE, njoftoi se ka marrë mjaftë kritika. Ekspertët kanë kritikuar për vonesa në zgjedhjen e ekspertëve që do të jenë në ndihmë të komisionit dhe vonesat në formimin e Këshillit civil, i cili po ashtu do të monitorojë përgjimet dhe ATO-në./AlsatM
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...