Në Kuvendin e Kosovës është duke u diskutuar për ligjin për pagat dhe grevën e mësimdhënësve.
Deputeti Faton Topalli ka folur për pagën minimale në Kosovë. Ai ka thënë se janë bërë 9 vite që kur është caktuar paga minimale në Kosovë dhe ende nuk është ndryshuar.
“Paga minimale nuk ka ndryshuar ende edhe pas lëtyre viteve. Janë bërë 9 vite që kur është caktuar paga minimale nga qeveria edhe pse do të duhet të ndryshonte çdo vit. Nuk ka pasur një vendim qeverie për përcaktimin e pagës minimale. Është diskutuar që paga të jetë 220 euro por nuk është bërë e ditur a ka shkuar ky vendim në qeveri ndonjëherë. Asnjëra nga qeveritë nuk kanë marr vendime për këtë asnjë qeveri deri më tani. Nuk është e drejt që çdo punëtor merr të ardhura edhe në sektorin privat edhe publik dhe paga minimale ta mos rritet”, tha Topalli.
E deputetja Valentina Bunjaku ka folur për grevën në arsim duke thënë se më së shumti do të dëmtohen nxënësit në shkollën fillore.
Ajo ka kritikuar qeverinë që ka rriture pagat e tyre dha ka krahasuar pagat e rojeve dhe shoferëve me pagat e mjekëve dhe mësuesve.
“Greva në procesin mësimor do të ketë pasoja ta mëdha. Pasojat do ti kenë më së shumti nxënësit e klasës së parë dhe të dytë ku mësojnë shkronjat e para. Nuk është e vërtetë që për këto pasoja kanë fajtor mësimdhënësit dhe SBASHKU. Është Qeveria që rriti pagat për vetën e tyre dhe të ministrave ndërsa zemëroi mësimdhënësit, shërbyesit civil, mjekët, infermierët. Ata kanë të drejt kur thonë që nuk bëhet fjalë vetëm për pagën e tyre por degradimi i tyre duke i barazuar me rojet e shoferët e politikanëve”, tha ajo.
Mot i ndryshueshëm në pesë ditët e ardhshme, IHMK paralajmër...
Tottenham – Manchester City, formacionet zyrtare
Albin Kurti viziton studion e fotografit Hazir Reka: Ai doku...
Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë, arrestohet ...
Real Madridi arkëton tre pikë të arta në fundin e ndeshjes n...
GO+ Peja largon dy lojtarë dhe ndihmëstrajnerin