Projekt buxheti për vitin 2019 për të cilin pritet të mbahet seancë të premten, ende nuk dihet nëse ka grumbulluar votat e mjaftueshme për të kaluar.
Deputeti i PDK-së dhe anëtari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Mergim Lushtaku në një prononcim për portalin arbresh.info ka thënë se beson që i kanë bërë numrat për ta votuar buxhetin për vitin 2019.
“Ne si anëtarë të komisionit për buxhet dhe financa kemi punuar mjaft shumë në projekt buxhetin e vitit 2019, duke përfshirë të gjitha kërkesat , amandamentet që janë propozuar nga deputet të partive të ndryshme. Jemi munduar që ato amandamente që janë të arsyeshme t’i përfshijmë në projektligjin e 2019-ës. Me këtë besoj që do të ketë edhe mbështetje nga partitë e tjera, shpresoj që do të kemi mbështetje edhe nga PSD. Besoj që i kemi numrat”, ka thënë ai./arbresh.info\
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/786361548406908/
UEFA-s miraton vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbo...
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu ...
Ludo flet me Labin: Bigu është sen interesant
Spiropali: Shqipëria angazhohet diplomatikisht për mbrojtjen...
Tahiri: Do të votojmë pro rezolutës për ish-krerët e UÇK-së
Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme sonte në ora 19:00