Deputetët britanikë votuan sot në mbrëmje një amendament që përjashton një dalje nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje, dy muaj nga data që parashikohet aplikimi i Brexit, 29 marsi.
Ky amendament, që në fakt nuk është detyrues për qeverinë e kryeministres konservatore Theresa May, u miratua nga 318 deputetë ndërkohë që 310 ishin kundër.
Nga ana tjetër perspektiva për një Brexit pa marrëveshje ka bërë që paundi britanik të bjerë në nivele rekord përballë monedhës unike, ku një euro u këmbye sot në tregun valutor me 86,82 paund, ndërsa një paund u këmbye me 1,3079 dollarë.
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës
Agim Veliu reagon ashpër ndaj LDK-së pasi nuk u përfshi në l...
PDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë