Arsenali është i vendosur për të nënshkruar me mesfushorin Denis Suarez nga Barcelona dhe marrëveshja pritet të finalizohet brenda orëve të ardhshme.
25-vjeçari ka rënë dakord për të vazhduar kontratën e tij deri në vitin 2021 te gjiganti katalunas, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Barcelona është e gatshme për të dërguar lojtarin në formë huazimi te “Topçinjtë” pa përfshirë në marrëveshje opsionin e detyrueshëm për blerjen e lojtarit.
Arsenali do të shpenzojë një tarifë fillestare prej vetëm 2 milionë euro për huazimin e tij.
Unai Emery pritet të bëjë përforcime dhe në departamente tjera të fushë si në mbrojtje dhe në sulm ndërkohë që si shënjestër së fundmi është përmendur Ivan Perisic./arbresh.info/
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...