Shqyrtohet projektligji për buxhet, ka disa ndryshime

14:54 | 29 Janar 2019
M. A.

Komisioni për Buxhet dhe Financa ka shqyrtuar Projektligjin për Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2019

Zv.kryetarja Safete Hadergjonaj ka thënë se buxheti do të jetë më i pasuruar me kërkesat që janë miratuar.

“Raportin me amandamente dhe rekomandime e kanë kaluar tek komisioni për komunitete dhe integrime evropiane dhe nuk ka pasur vërejtje. Komisioni për legjislacion nuk e ka futur në rend dite por besoj që do ta mbajnë një takim dhe do ta kalojmë. Në raport kanë qenë disa lëshime dhe janë rregulluar”, ka thënë ajo.

Deputeti Mergim Lushtaku ka thënë se Ministria e Inovacionit ka nevojë për mbështetje në realizimin e projekteve.

“Kisha dashur që të shkohet dhe të punohet në planprogramin që kanë pasur”, ka thënë ai.

Ministri Hamza ka thënë se çdo organizatë ka fonde të mjaftueshme për projekte.

“Pasi te kaloj në lexim të dytë buxheti do të ketë shuma më të larta. Çdo moment kur organizatat buxhetore arrijnë minshpenzu fondet ne do ti marrim në konsiderat. Secila organizatë ka mjete të mjaftueshme për realizin e projekteve”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale