Qeveria e Kosovës ka thyer rekord të zi në vitin 2018 për sa i përket përmbushjes së Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA), ngathtësi kjo e përcjellë me pasoja politike e financiare për Kosovën.
Ndërkaq, drafti i programit të ri, që i referohet periudhës 2019-2023, përmban huqje të mëdha, shkruan sot Koha Ditore.
Programi paraqet një kornizë gjithëpërfshirëse të reformave konkrete afatshkurtra dhe objektivave afatmesme me prioritet për zbatimin e MSA-së. Pra, është një dokument nëpërmjet të cilit Kosova komunikon me BE-në në lidhje me zbatimin e kontratës kryesore që ka me të.
Dokument të tillë, nën emërtime të ndryshme, e kanë në fuqi të gjitha vendet e rajonit që janë pjesë e procesit të Stabilizim-Asociimit.
Ministria e Integrimit Evropian është institucioni përgjegjës që e bën koordinimin në nivel qeveritar përkitazi me zbatimin e Programit.
Në këtë dikaster qeveritar nuk kanë treguar për shkallën e përmbushjes së PKZMSA-së gjatë 2018-s.
Por ka dikush që e monitoron këtë shkallë përmbushjeje. Është Instituti EPIK, një thinj-tank i themeluar muaj më parë, e që për objektiv ka mbështetjen e përpjekjeve për integrimin evropian të Kosovës.
Mbi 90% e votave të numruara, ky është rezultati
“Duhet një NATO më e fortë brenda Evropës” – Kancelari Fried...
PDK-ja kundër rritjes së re të tarifave të energjisë: 21% më...
MASHTI: Nuk kemi njoftim zyrtar për aktakuzë
Një muaj paraburgim për 15 komisionerët e arrestuar në Malis...
Vuçiq: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të hyjë në fuqi në...