Shqipëria do të mbështes çdo marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës e cila përkrahet nga SHBA dhe BE.
I pyetur mbi presionin e SHBA-ve ndaj Qeverisë Haradinaj që ta anulojnë taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë sot për DW se Amerika është e përkushtuar për Kosovën dhe se pa Shtetet e Bashkuara – Kosova nuk do të ishte çliruar nga kthetrat e Beogradit.
“Pa SHBA-të, Kosova nuk do të mund të çlirohej nga kthetrat e Beogradit dhe nuk do të mundej të ishte shtet i pavarur siç është sot”, është shprehur Rama, përcjell lajmi.net.
Rama i cili qëndroi për vizitë zyrtare në Berlin është pyetur edhe rreth kundërshtimit të Gjermanisë për ndryshimin e kufijve si një zgjidhje mes Beogradit dhe Prishtinës.
Duke mos përmendur kufijtë, ai ka thënë se është e rëndësishme që të realizohet një marrëveshje historike.
“Ky dialog duhet të finalizohet nga një marrëveshje historike midis Serbisë dhe Kosovës, ne do e përkrahim çdo marrëveshje e cila e ka mbështetjen e qartë të SHBA-së dhe BE-së”, përfundoi Rama.
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...