Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Kryetarin e Komisionit parlamentar të Malit të Zi për Politikën e Jashtme, Andrija Nikolić.
Meta shprehu kënaqësinë për takimin, që realizohet vetëm pak ditë pas vizitës së tij zyrtare në Malin e Zi.
Presidenti Meta u shpreh se vlerëson vizitën e zotit Nikolić si pjesë të agjendës së përbashkët dhe të intensifikimit të gjithanshëm të marrëdhënieve të ngushta, miqësore e të bashkëpunimit, midis dy vendeve.
Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta vlerësoi modelin e ndërtuar të bashkëpunimit të fqinjësisë së mirë, që sot po jep rezultate konkrete, si në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar ashtu edhe në funksion të zhvillimit të ndërlidhjes më të mirë infrastrukturore dhe energjetike.
“Zhvillimi i projekteve ndërkufitare për përmirësimin infrastrukturor janë shumë të rëndësishme për të dy vendet”, – nënvizoi Presidenti Meta.
Kreu i Shtetit nënvizoi gjithashtu rolin e rëndësishëm që ka parlamenti i Malit të Zi për të ndërmarrë iniciativa ligjore në drejtim të përmirësimit të përfaqësimit të shqiptarëve në Malin e Zi, si në nivel qendror ashtu edhe në atë vendor.
Të dy bashkëbiseduesit u ndalën dhe në zhvillimet më të fundit në rajon dhe në mënyrë të veçantë vlerësuan si arritje historike zgjidhjen e emrit të Maqedonisë. Gjithashtu nënvizuan, se çelja e rrugës së anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO e në BE, i shërben dhe forcimit të sigurisë së rajonit dhe të hapësirës euro-atlantike.
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu