Një prototip fillestar i taksisë fluturuese pa shofer e ka kryer me sukses fluturimin e parë testues në Manassas, duke shënuar një hap të suksesshëm në vizionin e kompanisë për fluturime pa pilotë.
Mjeti fluturues u ngrit në ajër për një periudhë të shkurtër dhe u lëshua me sukses në tokë, ndërsa brenda tij ndodhej një kukull e madhësisë së një njeriu mesatar. Pajisja komandohet plotësisht nga sistemi i navigimit autonom.
Në pamjet e publikuara nga kompania në YouTube shihet se si një njeri e kontrollon fluturimin e pajisjes me anë të një teledirigjuesi. Ndonëse është ende në fazën e prototipit, udhëheqësit e kompanisë po e vlerësojnë atë si e ardhmja e udhëtimit të sigurt. Besohet se ajo do të përdoret në qytetet e mëdha me trafik të ngarkuar.
“Kështu duket revolucioni dhe kjo është kryesisht për shkak të fluturimit pa shofer. Autonomia e certifikuar e saj do ta bëj udhëtimin të qetë, të pastër dhe të sigurt”, tha John Langford, shef ekzekutiv i shoqatës “Aurora Flight Sciences”, shkruan “The Washington Post”.
Juventusi publikon fanellën e katërt për sezonin aktual
PDK kërkoi rritjen e fondeve në mbështetje të ish-krerëve të...
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një ...
Kusari-Lila nis procedurat për Projektligjin e çmimeve tavan...
Nora Arapi Krasniqi emërohet zëvendësministre e Kulturës dhe...
Familja shqiptare në jug të Serbisë në shënjestër të një fus...