Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), ka treguar për fatkeqësitë natyrore prej të cilave rrezikohet Kosova.
Ahmeti përmes një postimi në facebook ka shkruar se vendi ne çdo moment rrezikohet nga se paku tri fatkeqësi natyrore, shkruan arbresh.info.
“Fatkeqësitë natyrore janë të paparashikueshme, me intensitete dhe efekte të ndryshme, të cilat mundë të godasin çdo moment duke shkaktuar humbje të jetëve të njerëzve dhe të mirave materiale”, ka shkruar Ahmeti.
Por ai ka shtuar se Kosova rrezikohet edhe nga fatkeqësi tjera.
“ Kosova kryesisht rrezikohet nga tri rreziqe natyrore: tërmetet, vërshimet dhe zjarret e pyjeve. Mirëpo, edhe rreziqet e tjera nuk duhet të nënvlerësohen si: reshjet e mëdha të bores, ortekët, erërat e forta, rrëshqitjet e dheut dhe dëmtimet e pendave të liqeneve artificiale”, ka përfunduar ai.
Ndryshe kujtojmë që ditë më parë nga një ortek bore në Brezovicë ha humbur jetë zëvendësministri i Diasporës, Arian Daci dhe marrë lëndime trupore një person tjetër./Arbresh.info/
Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës