Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka hequr sanksionet në tri kompani të lidhura me manjatin rus, Oleg Derispaska, i cili njihet si aleat i presidentit rus, Vladimir Putin.
Heqja e masave ndaj gjigantit Rusal më pas kompanive, En+ and EuroSibEnergo ka ndodhur pasi Deripaska është larguar nga pozitat që ka pasur në këto ndërmarrje.
Manjati është i lidhur me hetimet që janë duke u zhvilluar në Shtetet e Bashkuara për ndërhyrjen e mundshme ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.
Demokratët kanë kërkuar që të vazhdojë sanksionimi i kompanive, mirëpo Departamenti amerikan i Thesarit ka thënë se sanksionet ndaj manjatit rus do të vazhdojnë të aplikohen.
Këto kompani janë futur në listën e zezë të SHBA-së në prill të vitit të kaluar, meqë administrata Trump pati shënjestruar njerëz dhe biznese që është thënë të kenë përfituar nga shteti i Rusisë dhe kanë qenë të lidhura me kryerjen e “aktiviteteve të dëmshme” në gjithë botën.
Aty janë përfshirë supozimet për ndërhyrje në zgjedhjet në SHBA si dhe sulmet kibernetike ndërkombëtare.
Mësimdhënësi dyshohet se sulmoi një nxënës në Prizren
Themelohen dy ndërmarrje publike lokale, njëra në Fushë Koso...
OSBE: RTK ka nevojë për financim të qëndrueshëm
Kurti dhe ambasadori gjerman diskutojnë bashkëpunimin në eko...
FMN: Ngërçi politik ngadalësoi rritjen ekonomike në Kosovë
Dosja për vrasjen në Aktash: Nga motivi, mobilizimi me armë,...