Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK’së, Ramiz Kelmendi ka kërkuar nga institucionet që të respektojë kërkesën e SHBA’ve për heqjen e taksës.
Kelmendi kishte deklaruar që një kundërshtim ndaj kësaj kërkese do ta çojë Kosovën drejt prishjes së marrëdhënieve me SHBA’të.
E injorimi i kërkesave të Shteteve të Bashkuara, sipas deputetit rrezikon edhe territorin e vendit.
Për taksat që ka vendosur Kosova drejt vendeve të rajonit dhe atyre Evropiane, sipas Kelmendit kanë ndikuar që vendi ende të ballafaqohet me mos lëvizjen e lirë.
Ndërkaq, pos tjerash Ramiz Kelmendi ka folur edhe për respektimin e taksës nga ana e vetë institucioneve.
Sipas tij, tenderi për blerjen e produkteve me origjinë serbe nga ana e Qeverisë ka mund të qenë i qëllimshëm, për të fuqizuar kontrabandistët.
Ndërkaq, sanksionet që janë paralajmëruar në rast të mosrespektimit të shfaqjes së origjinës së produkteve. Kelmendi ka thënë se kjo ka fokus politik.
Mirëpo, deputeti nga radhët e LDK’së mendon se deri në maj, të gjitha produktet me origjinë nga Serbia e Bosnje Hercegovina do të zëvendësohen.
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...
Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigur...