lir Morina, drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, në një prononcim për media para pak çastesh, ka konfirmuar se Qendra e Skijimit në Brezovicë do të mbyllet për dy ditë.
“E gjithë qendra do të mbyllet për dy ditë si pasojë e ngjarjes dhe hetimeve që do të zhvillohet për rastin. Agjencia e Mjedisit ka paralajmëruar mbrëmë se gjendja është shumë e vështirë si pasojë e reshjeve shumë të mëdha dhe s’ka qenë e mundur të pastrohen as rrugët e as pista në Qendër”, ka thënë Morina.
Ai ka shprehur ngushëllimet më të thella për familjen Daci dhe miqtë e tij, duke thënë se tashmë kanë filluar të hyjnë në menaxhim të ngadalshëm në Brezovicë, por theksoi se “e kemi kuptuar se duhet të shpejtojmë”.
“Kanë qenë dy orteqe, e njëri nga ta i ka zënë dy persona. Si pasojë, fatkeqësisht zotëri Daci ka mbetur pa shenja jete”, tha më tej ai.
Para pak çastesh, trupi i viktimës Arian Daci, është bartur me moto-ski nga ambulanta ku qëndroi deri më tani, në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t’iu nënshtruar obduksionit.
Trump thotë se marrëveshja me Iranin është “në prag” pavarës...
Dënohet me 500 euro gjobë pasi voziti 180km/h në rrugët e kr...
“Ne nuk i shfrytëzuam rastet tona, me pak fat edhe mund të m...
Hamza nga Drenica: Këtu i është thënë stop padrejtësive, sot...
Egzon Bejtullai i nënshtrohet me sukses operimit të gjurit
BE shtrëngon rregullat për emigrantët/ Pakti i ri për Azilin...