Një çift i huaj mysliman me vendbanim në Lozanë të Zvicrës, i cili kishte refuzuar shtrëngimin e dorës gjatë bisedimeve për natyralizim, definitivisht nuk do të pajiset me pasaportë zvicerane.
Dy ankesa kundër këtij vendimi janë tërhequr, informon agjencia zvicerane SDA.
Disa javë më parë, qyteti i Lozanës u njoftua nga gjykata se ankesa ishte tërhequr, tha të martën këshilltari komunal nga FDP, Pierre-Antoine Hildbrand. Me këtë rast, vendimi është definitiv.
Çifti mysliman aplikoi për nënshtetësinë zvicerane vitin e kaluar.
Megjithatë, gjatë bisedave me komisionin e natyralizimit, nuk ka dashur të shtrëngojë duart me anëtarët e gjinisë tjetër, shkruan “Blick”, përcjell Albinfo.ch. Se nga cili vend vjen çifti, nuk është bërë e ditur.
Kjo ishte njëra nga arsyet përse qyteti vendosi që në gusht 2018 se çifti nuk i plotësonte kërkesat për natyralizim.
kSipas udhëhehqësisë komunale, qëndrimi i dy personave e ka shkelur respektin për barazinë kushtetuese.
Refuzimi i shtrëngimit të duarve në Therwil BL, në pranverën e vitit 2016, ishte temë denati nëpër media të ndryshme.
Atëbotë, në shkollën e mesme lokale, administrata e shkollës i kishte ndarë përkohësisht dy nxënës myslimanë për shtrëngimin e zakonshëm të dorës, të kërkuar në shkollë.
Të dy kishin kanë refuzuar ta përshëndesin me shtrëngim dore mësuesen e tyre për arsye fetare.
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...