Njësitet policore të rajonit të Prishtinës në kuadër të intensifikimit të masave të marra në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, kanë organizuar punën e tyre me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale.
Një nga këto operacione, është realizuar para pak minutash në Prishtinë, ku janë arrestuar katër persona të dyshuar, të cilët dyshohet se janë përfshirë në një grabitje e cila ka ndodhur me datë 18 dhjetor 2018 rreth orës 22:00 në rrugën ‘Rinia’ në Prishtinë. Ku dyshohet se te maskuar nen kërcënimin e armeve (revole dhe thikë) kane kryer një grabitje, ka treguar për portalin arbresh.info zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti
Pjesë e operacionit ka qenë edhe bastisja e katër operacioneve të ndryshe, ku policia ka arritur të gjejë dhe konfiskoj një revole të tipi ‘Ekol Tuna’ si dhe dy thika.
Persona e arrestuar
E.K, 17 vjeçar,
A.K, 18 vjeçar,
M.S, 18 vjeçar dhe
A.G, 21 vjeçar me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje./arbresh.info/
Osmani në mbështetje të fëmijëve me autizëm: Meritojnë mirëk...
Deputetët e PDK, LDK, AAK thërrasin mbledhje të komisionit p...
“Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare”, Rama: 1.5...
Pas presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, largohet...
Konjufca takon Malajn, theksohet koordinimi i përbashkët në ...
Tërmet i fuqishëm godet Indonezinë, një person mbetet i vdek...