Lionel Messi ka kërkuar nga policia për të vazhduar kërkimet për aeroplanin e zhdukur që ishte duke bartur sulmuesin e Cardiff Cityt, Emiliano Salan.
Policia e Guernseyt ka ndërprerë kërkimet për Salan dhe pilotin David Ibbotson pasditen e së enjtes, por ish lojtari i Nantes ka ngjallur thirrje nga e gjithë bota e futbollit për të rinisur kërkimet, transmeton portali arbresh.info.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe ylli i Barcelonës, Lionel Messi, përmes një shkrimi në Instagram Story:
“Për aq gjatë sa ka ende mundësi, pak shpresë, ne kërkojmë nga ju të vazhdoni kërkimet për Emilianon”
“Dua t’i dërgojë gjithë fuqinë dhe mbështetjen familjes dhe shokëve të tij. Luteni për Salan”
Mesazhi nga Messi ishte i shoqëruar me një foto të argjentinasit./arbresh.info/
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër