Kryetari i shtetit shqiptar, Ilir Meta, në takimin e sotëm në Tiranë me komandantin e forcave ajrore të NATO-s, gjeneral Tod Wolters, ka vlerësuar se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është garanci më shumë për sigurinë në rajon.
“Pas hyrjes së Malit të zi, anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të jetë garanci shtesë për sigurinë dhe stabilitetin në rajon”, ka vlerësuar Meta, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Meta mes tjerash shprehu kënaqësi të veçantë për zgjedhjen e Kuçovës si vend për bazën ajrore moderne të NATO-s, që është shenjë e besimit dhe vlerësimit që Aleanca e ka për Shqipërinë dhe kontributin e saj në sigurinë e rajonit.
“Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë është investim strategjik, si për sigurinë tonë kombëtare, ashtu edhe për atë rajonale”, tha kryetari Meta.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...