Problemet nuk kanë të ndalur për yllin portugez Cristiano Ronaldo.
Pas kalimit të tij në Itali, kur thuhej se ai është akomoduar në një shtëpi luksoze dhe po kalon një jetë shumë të mirë (private), filluan problemet për sulmuesin Juventus.
Së fundmi i është shqiptuar dënimi prej dy viteve burgim, si pasojë e fshehjes së tatimeve dhe mos pagesës së taksave ndaj shtetit të Spanjës.
Sigurisht se ylli i futbollit nuk do t’i mbajë këto dy vite burg, por do t’i kompensoj me 18.8 milionë euro.
Por, përveç këtyre milionave, Ronaldo do të humb diçka më të madhe, që nuk ka të bëj me pjesën materiale.
“A Bola” shkruan se lojtari rrezikon të humb të gjitha nderimet që i janë dhënë më parë nga shteti portugez, transmeton lajmi.net.
Në vitin 2014, Ronaldo kishte pranuar nderimin “Urdhri i Princit Enrique të Portugalisë”. Ai gjithashtu ishte dekoruar edhe me nderimin “Kryqi i Madh i Urdhrit të Meritës”.
Për vendimin se a do t’i merren këto nderime do ta thotë fjalën e fundit presidenti i Portugalisë
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...