Ministri i Jashtë i Rumanisë, Teodor Melescanu vlerëson se BE duhet ta tregoj angazhimin drejtë Maqedonisë dhe Shqipërisë me vepra dhe të fillojë bisedimet për anëtarësim me të dyja vendet.
Melescanu i prezantojë prioritetet e presidencës së Rumanisë me BE-në për gjashtë muajt e ardhshëm para anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian. Politika e jashtme, zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor dhe marrëdhëniet me vendet lindore janë në krye të listës për Bukureshtin.
Në këtë kontekst, Melescanu theksoi se vitin e kaluar pas hapjes së perspektivave për datën e bisedimeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë, BE tani me vepra duhet të tregoj angazhimin drejt këtyre dy vendeve dhe t’i fillojë bisedimet me këto dy vendet. Ai shprehu shpresën se do të bëhen përpjekjet e nevojshme që të realizohet ky qëllim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
As Obiliqi nuk i shpëton Prokurorisë, intervistohen disa të ...
Policia arreston tre ‘dilerë’ në Mitrovicë, gjen rreth 50 qe...
KEK në regjim të jashtëzakonshëm: 3 njësi të Kosova A në ope...
Suspendohen nga puna dy kirurgët, që u rrahën pak ditë më pa...
“Diskutim i hapur dhe miqësor”/ Osmani takohet me presidente...
I mbijetuari i “Natës së Tmerrit” në Mitrovicë: Nëna ime u v...