Bukuroshja nga Kosova, Rita Ora, vazhdon të jetë aktive në muzikë po ashtu edhe në rrjetet sociale.
Ajo është bërë imazhi më i ri i krijimeve të dizajnerit të famshëm Italian të këpucëve, Giuseppe Zanotti, shkruan arbresh.info.
Ky dizajner është inspiruar nga bizhuteritë e yllit kosovar për linjën e re.


Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes llogarisë Instagram, duke postuar disa fotografi.
“Shumë e emocionuar për nisjen e fushatës sime të re të këpucëve me @giuseppezanotti bazuar në byzylykët e mi personal??? Do të festoj fillimin nesër në orën 4 pasdite në LA dhe kush dëshiron të vijë të bashkohet me mua ?❤️?✨”, ka shkruar Ora.
Duhet theksuar se edhe në të kaluarën 28-vjeçarja ka qenë fytyrë e markave botërore duke përfshirë Coca Colan.

Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...
Një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë, KEDS del me njoftim
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...