Barcelona ka njoftuar zyrtarisht se ata kanë arritur një marrëveshje për të nënshkruar me mesfushorin e Ajaxit, Frenkie de Jong, për një shumë prej 86 milionë euro në muajin qershor.
21-vjeçari holandez tashmë është një futbollist sensacional dhe është thënë se do të jetë një superyll i së ardhmes, transmeton portali arbresh.info.
Kjo gjë ka ngjallur luftë mes gjigantëve si Paris Saint Germain dhe Juventus.

Për klubin francez kjo është mjaftë zhgënjyese duke marrë parasysh se gjiganti katalunas sapo ka konfirmuar se kontrata mes tyre është nënshkruar.
Çmimi i operacionit është 75 milionë euro, plus 11 milionë euro bonuese varësisht nga performancat.
De Jong ka nënshkruar marrëveshje pesë vjeçare që është e vlefshme deri në qershor të vitit 2024./arbresh.info/
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...