Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në përmbyllje të vizitës zyrtare në Shqipëri, vizitoi qytetin e Shkodrës.
Presidentja, e shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi vizitoi kalanë e Rozafës dhe fonotekën “Marubi”.
Jahjaga, në një deklaratë të bërë me këtë rast, tha se është një kënaqësi e madhe, “sepse këtë vizitë timen të parë shtetërore këtu në Republikën e Shqipërisë po e përfundoj pikërisht me vizitën në qytetin jashtëzakonisht të bukur të Shkodrës, me një mikpritje të jashtëzakonshme nga ana e kryetares”.
“Unë e them që është qyteti i gërshetimit të traditës dhe kulturës së lashtë që ka kjo anë. Ky është vend historik dhe me të vërtet më la përshtypje jashtëzakonisht të madhe, sidomos ky simbol i qëndresës, kalaja e Rozafës, që për neve shqiptarëve ka një domethënie të jashtëzakonshme. Falënderoj qytetarët e Shkodrës, që kanë mundur gjithmonë ta ruajnë dhe ta kultivojnë këtë traditë të gjatë dhe ta bartin nga një gjeneratë në gjeneratën tjetër”, tha mes tjerash Jahjaga.
Presidentja Jahjaga qëndroi për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, me ftesë të Presidentit Bujar Nishani.
Përveç me Nishanin, Jahjaga u takua edhe me kryeministrin Rama, kryeparlamentarin Meta, kryebashkiakun e Tiranës, Veliaj, kryetarin e Partisë Demokratike, Basha, shkrimtarin Ismail Kadare e zyrtarë të tjerë. Ajo gjithashtu vizitoi edhe Beratin dhe Shkodrën.
Abdixhiku reagon pas vdekjes së Dacit: Veprimtaria e tij la ...
Haradinaj: Ndarja nga jeta e akademikut Daci është humbje e ...
Begaj: Shqipëria do të marrë komandën e batalionit shumëkomb...
Zelensky: Ukrainasit duan paqe, por jo me çdo kusht
“Mirënjohës për punën, mundin e sakrificën për gjithë Kombin...
Kurti: Daci do të mbetet emër i rëndësishëm në historinë e s...