Senati amerikan do të votojë të enjten për dy projektligje që do të sillnin fundin e menjëhershëm të mbylljes së pjesshme të qeverisë, raporton The New York Times.
Njëri projektligj mbështetet nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe parasheh ndarjen e 5.7 miliardë dollarëve për murin e tij kufitar me Meksikën.
Tjetri, ndërkaq, parasheh zgjatjen e financimit për agjencitë e mbyllura qeveritare, deri më 8 shkurt.
Plani, që vjen si kompromis ndërmjet senatorit Mitch McConnell, udhëheqës i shumicës, dhe senatorit Chuck Schumer, udhëheqës i demokratëve, ofron sinjalin e parë të rrugës drejt daljes nga kriza e mbylljes së pjesshme qeveritare, e cila ka hyrë në javën e pestë dhe i ka lënë pa paga 800.000 punonjës federalë.
Dy senatorët e kanë prezantuar planin në pasditen e së martës, në Senatin amerikan.
“Njerëzit po pyesin nëse ka rrugëdalje nga kjo krizë, nëse ka një mënyrë për të hequr barrën që rëndon mbi 800.000 punonjësit federalë që nuk po paguhen, nëse ka një mënyrë për t’i hapur fillimisht shërbimet qeveritare, dhe për të debatuar më pas se çfarë duhet të bëjmë për sigurinë kufitare”, ka thënë Schumer.
“Epo, tani kemi rrugëdaljen”, ka deklaruar ai.
Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...