Në Shtetet e Bashkuara, Gjykata e Lartë vendosi për ta lejuar administratën Trump të vazhdojë me zbatimin e planit për kufizimin e shërbimit ushtarak për transgjinorët, ndërsa sfida në gjykata vazhdon.
Gjykata e lartë votoi me 5 vota pro nga anëtarët konservatorë dhe 4 vota kundër nga anëtarët liberalë, për planin e Presidentit.
Administrata Trump i kërkoi Gjykatës së Lartë ta fillojë shqyrtimin e planit menjëherë, por gjykata nuk pranoi ta bëjë këtë tani për tani. Rastet që lidhen me këtë çështje do të vazhdojnë të trajtohen fillimisht nga gjykatat e shkallës së parë.
Deri pak vjet më parë, anëtarë të shërbimit ushtarak liroheshin nga shërbimi ushtarak, në se ishin transgjinorë. Kjo politikë ndryshoi kur President ishte Barack Obama. Ushtria mori vendimin në vitin 2016, që personat transgjinorë të lejoheshin të shërbenin në ushtri.
MINT vendos çmimet e reja tavan
27 vjet nga masakra në Burgun e Dubravë
Rudiger do ta vazhdojë kontratën me Real Madridin
Tensione në Aeroportin e Vlorës/ Punëtorët e MABCO-s përplas...
Sërish tensione në aeroportin e Vlorës/ ‘2A Group’ nuk lejon...
Telesport: Sylvinho largohet nga Shqipëria