Pamjet e reja që janë shpërndarë në internet, e tregojnë atë që duket si iPhone 11, në pjesën e pasme të së cilës janë tri kamera.
Gjithçka është realizuar në teknikën 3D, nga kanali në Youtube, Concept Creator që pretendon se ka përdorur pamjet e rrjedhura, transmeton Telegrafi.
Sipas të njëjtit burim, thuhet se kjo pajisje me forma shumë më estetike, do të lansohet gjatë shtatorit të këtij viti.
Që të tri kamerat, janë të aranzhuar brenda një kutie të vogël, që ndodhet në njërin skaj të pjesës së sipërme.
Kur aktivizohen që të tria dhe marrin materialin e njëjtë, pritet që të kenë fokus të thellë, për nxjerrë një imazh shumë të pastër.
Asnjë pajisje nga Apple nuk e ka shfrytëzuar këtë teknikë deri më tani, pos iPhone XS që shfrytëzon dy kamera në të njëjtën kohë, për të marrë pamje sa më të detajuara.
Ende nuk ka asnjë konfirmim nga Apple, nëse në këto pamje vërtetë shfaqet iPhone 11, apo sa është e vërtetë data e lansimit.
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes