Ish shefi i protokollit dhe truproja e presidentit Ibrahim Rugova, Adnan Merovci ka thënë se shkëputja e lidhjeve me Rugovën u bë për shkak të pozitës në PTK që ai kishte marrë.
Merovci në emisioni “Dossier D” me Fidan Ramën në RTV Dukagjini ka thënë se pasi lufta kishte mbaruar dhe Rugova ishte kthyer nga Italia, atij i kishte ardhur një ofertë nga Bernard Kouchner për të udhëhequr me Telekomin e Kosovës.
“Prej Kouchner-it ka ardhur një intervenim, ka thënë mbase Adnani është inxhinier ta merr PTK-në. Reagimi i Rugovës ka qenë, ani Adnan shko edhe atje edhe te unë. I kam thënë jo, nuk ka mundësi të dy pozitat”, ka rrëfyer Merovci, përcjell Telegrafi.
Ai thotë se angazhimi në PTK ishte si shkas për shkëputjen e lidhjeve me Rugovën.
“Unë kam pasur nevojë t’i kryej disa punë në shtëpi, pasi u rregulluan disa gjëra. Aktiviteti im pastaj ka vazhduar në PTK, por jo me atë vendim, pasi gjërat ndryshuan dhe u vendos dikush tjetër në krye të Telekomit, unë shkova drejtor i Postës…Ky është një shkas nga ku unë i shkëputa lidhjet me Rugovën”.
Merovci thotë se nuk e kishte paramenduar se kjo lëvizje e tij do të bëhej aq e madhe, pasi thotë se i kishte shërbyer Rugovës për dhjetë vite dhe misioni kishte mbaruar.
“Për ato dhjetë vite unë jap përgjegjësi për çdo gjë brenda atyre viteve”, tha ndër të tjera Adnan Merovci.
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion
Brikena zyrtarizon ndarjen me Mateon: Rrugët tona janë ndarë
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gat...
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...
Dolce tërheq vëmendjen me fotografinë e saj të fundit
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...