Ka disa ushqime që në mënyrë efektive mund të rrisin performancën e trupit. Ne ju sjellim një listë prej këtyre ushqimeve.
Spinaqi
Spinaqi është i pasur me kalium, që e bën këtë ushqim të shëndetshëm për trurin. Kaliumi ndihmon në ruajtjen e përçueshmërinë elektrike të trurit, është përgjegjës për prodhimin e sinjaleve dhe kjo ndihmon në përmirësimin e të menduarit.
Domate
Domate janë të pasura me antioksidantë që ndihmojnë në rritjen e performancës së trurit dhe ruajtjen e shëndetit të tij.
Çokollata e zezë
Çokollata e zezë është shumë e mirë për shëndetin e trurit, pasi nxit funksionet e tij . Ajo është gjithashtu e pasur me flavonoide, të cilat janë antioksidantë që luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e rrjedhjes së gjakut në trup.
Brokoli Janë të pasura me vitamina mbrojtëse antioksidante (Vitamina C, Vitamina E dhe beta-karoten), të cilat ndihmojnë për të mbrojtur qelizat e trurit nga dëmtimi.
Arrat
Konsumi i rregullt i arrave përmirëson memorien, për shkak të vitaminës E që përmbajnë dhe acideve të shëndetshme.
Real Madridi pritet t’i jep edhe një sezon yllit të tyre për...
EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revoluciona...
Rama takon ambasadorin italian, diskutohet për fuqizimin e t...
Raportohet për tre studentë të arrestuar në protestën në RMV...
Mexhiti: Jemi marrë vesh me Mickoskin, për tre muaj rregullo...
KQZ publikon listat me 902 kandidatët e certifikuar për depu...