Lajme të këqija kanë arritur sot për trajnerin dhe tifozët e Los Angeles Lakers.
Ylli i skuadrës, LeBron James, i cili po i mungon skuadrës së tij që nga Krishtlindja, duket se nuk do të rikthehet në datën e paraparë.
Mendohej se lojtari do të rikthehej së shpejti, pasi ishte bërë gati për të mbajtur seanca stërvitore, megjithatë, deklaratat e fundit nga agjenti i tij lënë shumë dyshime.
Rich Paul ka thënë se problemi i James mund të marrë shumë më shumë kohë se që është menduar, shkruan “12up”, transmeton lajmi.net.
Pa shërbimet e njërit prej më të mirëve në histori, Lakers kanë rekord prej 4 fitoreve dhe 7 humbjeve.
Kujtojmë se LeBron James përballet me një lëndim në ije, që e kishte pësuar në ndeshjen ndaj Golden State Warriors
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...