Sistemit të drejtësisë i janë shtuar edhe 37 gjyqtarë të rinj. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot i ka dekretuar ata në zyrën e tij në presidencë.
Presidenti ka uruar të gjithë gjyqtarët e rinj, duke iu ofruar mbështetje në punën e tyre të përditshme.
Ai ka mirëpritur gatishmërinë e tyre për të punuar në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Në mesin e tyre kanë qenë edhe shtatë gjyqtarë të nacionalitetit serb.
“Mirëpres gatishmërinë e juaj se funksionin e gjyqtarit do ta ushtroni me nder, përgjegjësi dhe paanshmëri, duke respektuar rregullat e etikës profesionale”, ka thënë presidenti Thaçi.
Shpërthen në flakë makina në aksin rrugor Korçë-Ersekë
Konjufca pas takimit me ministrin Hoxha: Shqipëria të mbësht...
“Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë”, Hoxha: Pavarësia e Kos...
Osmani vizitoi Obiliqin dhe Mitrovicën: Kosova qëndron e for...
Lladrovci uron Veselin për ditëlindje: Të presim faqebardhë
Kurti pas fitores së klubit Dardania: Renovimi i stadiumit k...