Serbia po vazhdon lobimin për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës nga shtete të ndryshme të botës, përderisa vazhdimin e dialogut në Bruksel po e kushtëzon me heqjen e taksës 100% ndaj mallrave të tyre.
Analistët politikë në vend vlerësojnë se derisa po vazhdon një lobim i tillë i shtetit serb, atëherë dialogu në mes të dyja vendeve është i pakuptimtë, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Fatmir Haxholli, këshilltar politik i ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, ka thënë për këtë gazetë se Serbia po mundohet ta krijojë një opinion të rrejshëm për Kosovën në botë.
“Synimet e Serbisë janë që përmes fushatës propagandistike, pra përmes asaj që e quan ajo ‘çnjohje’ të bëjë një presion mbi Kosovën dhe përmes kësaj synon të krijojë një opinion të rrejshëm në botë kinse Kosova ka ende probleme të pazgjidhura, të cilat lidhen me pavarësinë e saj. Ajo po e përdor këtë presion në proces të dialogut, por edhe si një levë në raport me Bashkimin Evropian për të arritur përfitime për vete”, ka thënë ai.
Haxholli vlerëson se Serbia me çdo kusht po tenton ta pengojë Kosovën në proceset e saj.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?