Oferta e mbrëmshme e kryeministrit Ramush Haradinaj, për arsimtarët që janë në grevë tash e një javë, si duket ka krijuar situatë të paqartë ndër mësimdhënës.
Asnjë shkollë në komunat e Kosovës deri tash nuk ka filluara mësimin, thotë kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.
Jasharaj për arbresh.info, ka thënë se thirrjes së kryetarëve të disa komunave për fillim të procesit mësimor deri tash nuk ju ka përgjigjur asnjë shkollë.
“ Ne kemi pasur mbrëmë në ora 19:00, një takim më Kryeministrin Haradinaj, por ne nuk e kemi pranuara ofertën e tij sepse është shumë e ulet karshi kërkesës sonë prej 30%, aq më keq kjo ofertë e Qeverisë nuk i ka përfshirë të gjithë mësimdhënësit. Vizitat që po bëjmë nëpër komuna ka filluar që nga java e parë e grevës dhe janë vizita normale. Apeli i kryetarëve të komunave ka qenë apel i ndier nga pozita e tyre që e kanë”, ka thënë ai.
Tutje thotë se është i sigurt në unitetin e mësimdhënësve sepse greva është e drejtë dhe kërkesë e tyre legjitime.
“Deri tash ne jemi duke mbledhur informacione dhe deri tash në bazë të informacioneve që kemi asnjë komunë nuk ka filluara mësimin sot. Edhe gjatë ditës do t’i deklarojmë nëse ka ndonjë komunë, por jam i sigurt në unitetin e mësimdhënësve sepse greva është e drejt dhe kërkesë e tyre legjitime”, thotë ai/arbresh.info/
Kisha në Amsterdam shkatërrohet nga zjarri në natën e Vitit ...
Zjarri në resortin e skive në Zvicër që la dhjetëra të vdeku...
Nesër i jepet lamtumira e fundit ish-kryeparlamentarit, Nexh...
Osmani shpreh ngushëllime për viktimat në Zvicër
Kurti: KEK-u po prodhon me kapacitet maksimal
Lufta me Rusinë, Zelensky: Plani i paqes për Ukrainën është ...