Qeveria e Maqedonisë Veriore ka vendosur të zgjasë pushimin dimëror të shkollave deri më 23 janar për shkak të nivelit jashtëzakonisht të lartë të grimcave të dëmshme në ajër në shumë qytete të vendit.
Njoftimi i qeverisë thotë se kjo masë është marrë për të “ulur kohën e ekspozimit të nxënësve në ajrin e ndotur” dhe për të mbrojtur shëndetin e tyre.
Autoritetet e qytetit në Shkup kanë marrë një vendim për transportin publik falas dhe kostot e parkimit janë dyfishuar në mënyrë që të detyrojnë qytetarët të mos përdorin makina.
Ndotja e ajrit jashtëzakonisht të lartë është për shkak të përdorimit të druve të zjarrit dhe përdorimit të një numri të madh të makinave të vjetra, raporton AP.
Në ditët e fundit është raportuar deri në 10 herë sasia e grimcave të dëmshme në ajër.
Dinamo merr kryesimin, ngec Vushtrria, afrohet Liria – ashpë...
Kosova kryeson Ballkanin për rritjen e investimeve të huaja ...
Dalin pamjet, si nisi zjarri që “përpiu” gjysmën e pallatit ...
Papa Leone XIV me thirrje për ndaljen e luftës në Ukrainë: A...
Milan fiton minimalisht ndaj Veronës, triumf i madh i cili i...
Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare edhe para 2030-ës