Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se është vlerësim i përgjithshëm se ky koalicion qeverisës është më i dobëti që ndonjëherë ka pasur Kosova.
Hoti, përmes një postimi në Faceboook, ka thënë se ky koalicion është i formuar me koncesione joparimore ndaj partnerëve të vegjël dhe grupeve të interesit që janë bërë pjesë e qeverisë dhe që janë të motivuar nga interesa të ngushta politike.
“Qeveria është më e madhja në botë. Kryeministri ka 35 këshilltarë dhe pesë zëvendëskryeministra, të cilët kanë 55 këshilltarë. Disa nga zëvendëskryeministrat përfaqësojnë vetëm interesa të caktuara, pa fuqi politike në Kuvend dhe pa mbështetje qytetare”, ka shkruar Hoti.
Që nga fillimi i kësaj legjislature të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Grupi Parlamentar i LDK-së ka qenë grupi më aktiv me deklarime, debate dhe interpelanca. Nga 18 debate të ngritura në Kuvend gjatë kësaj legjislature, 9 janë ngritur nga Grupi Parlamentar i LDK-së lidhur me gjendjen në arsim, politikën e jashtme, dialogun me Serbinë etj. Nga 15 interpelanca, 7 janë ngritur nga Grupi Parlamentar i LDK-së për të trajtuar sigurinë, shëndetësinë, mirëqenien dhe zhvillimet politike. Kuvendi ka formuar 3 komisione hetimore parlamentare, prej të cilave 2 me iniciativë të Grupit Parlamentar të LDK-së. Grupi Parlamentar i LDK-së ka ngritur 35 çështje në seancat e rregullta dhe ka shtruar 84 pyetjet parlamentare, megjithëse shumë pyetje kanë mbetur pa përgjigje për shkak se Kryeministri dhe ministrat nuk marrin pjesë në seancë. Kjo ka pamundësuar kontrollin e ekzekutivit nga Kuvendi.
Për krahasim, bazuar në vlerësime të organizatave që mbikëqyrin punën e Kuvendit të Kosovës, në disa legjislatura të Kuvendit marrë së bashku nuk ka pasur kaq shumë angazhim parlamentar opozitar. Një opozitarizëm i tillë, i ngjeshur dhe i fokusuar në çështje që preokupojnë qytetarët, ka bërë që LDK-ja të renditet partia e parë në disa hulumtime të njëpasnjëshme të opinionit publik gjatë vitit 2018.
Kjo legjislaturë e Kuvendit të Kosovës është duke u përballur me vështirësi. Gjatë vitit 2018 është realizuar vetëm 1/3 e programit legjislativ. Ligjet e miratuara kanë qenë rezultat i angazhimit të opozitës. Në sesionin vjeshtor të Kuvendit (shtator-dhjetor 2018) janë mbajtur 11 seanca. Të gjitha këto seanca kanë mbetur të hapura, që reflekton mungesën e legjitimitetit të këtij koalicioni. Përplasjet dhe fjalori jo parlamentar në Kuvend, që janë imponuar nga koalicioni qeverisës, janë bërë normë e punës të Kuvendit.
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...
Policia kap 31-vjeçarin që postoi video duke shtënë me armë ...
Zgjedhjet në datën e preferuar të VV, Osmani partive opozita...
Arian Tahiri, befasia e zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Tragjedia në Crans -Montana, identifikimi i të vdekurve apo ...
Hapet pika kufitare e Qafë-Thanës, ishte e bllokuar që prej ...