Ministri i Financave, Dragan Tevdovski thotë se “hyrja në NATO do të jetë katalizator i rritjes ekonomike”.
Tevdovski thekson se stabiliteti dhe pozicioni ndërkombëtar që vendi i mer me anëtarësim, te vendet që kanë hyrë në Aleancë ka rezultuar me më shumë investime, aktivitet më i madh ekonomik, ulje të papunësisë dhe ngritjes së standardit jetësor
“Përshpejtimi i rritjes ekonomike vërehet te vendet e rajonit, pas hyrjes në Aleancë. Stabiliteti dhe pozicioni ndërkombëtar që siguron anëtarësimin, kontribuojnë në përmirësimin e shumëfishtë të disa treguesve ekonomikë. Para së gjithash, kjo është e dukshme tek investimet e huaja”, thotë Tevdovski duke shtuar se pas anëtarësimit të Bullgarisë në NATO investimet janë e huaja janë trefishuar kurse në Shqipëri janë dyfishuar.
Sipas tij investimet e reja janë vende të reja të punës, vlera të reja të punës, rritje të volumit të tregtisë dhe rritje të aktiviteti ekonomik.
“Për shembull, pas hyrjes në NATO rritja e BVP-së në Bullgari është rritur nga 2.8% në 6.7%. Papunësia te vendet që hynë në NATO në vitin 2004 është ulur nga 11.4% në 6.3%”, tha mes tjrash ministri i Financave, Dragan Tevovski./Telegrafi/
Certifikata e Origjinës “Made in Kosova” njihet ndërkombëtar...
Lladrovci përkrah Komandant Remin: Zëri i tij do të jetë i v...
Enzo Fernández dëshiron largimin nga Chelsea, ëndërron trans...
Sveçla mban sot konferencë për media
E arritën kualifikimin në Botëror pas 24 vitesh, kjo është l...
Kultivonin kanabis në Prizren, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj...