
Very large 3D render of blended US and EU flags.
Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Johanes Hahn, të enjten erdhi në Kosovë në kohën kur presionit të Bashkimit Evropian ju shtua edhe presioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqjen e taksës prej 100 për qind për mallrat serbe.
Njohësit e rrethanave politike në vend mendojnë që Kosova është e izoluar dhe pa një garanci të plotë jo vetëm në letër por edhe në praktikë nga SHBA dhe BE-ja, Kosova nuk guxon ta heqë taksën ndaj Serbisë.
Njohësi dhe profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti, mendon që nuk mund të ketë rrezik për izolim diplomatik, dhe sipas tij Kosova si shtet sovran merr vendimet e veta se me ke bënë tregti.
“Mendoj që nuk mund të ketë rrezik për izolim diplomatik sepse Kosova është shtet sovran dhe në mënyrë sovrane i merr edhe vendimet e veta dhe kjo është çështje e shtetit sovran se me cilin shtet mund të bëjë tregti dhe me cilin jo. Prandaj çfarëdo tendence për masa të tilla do ta bënin Bashkimin Evropian përfundimisht si një organizatë të një anshme dhe kështu do ta humbiste në mënyrë serioze kredibilitetin”, tha Hoti për arbresh.info.
Analisti, Rrahman Paçarizi vlerëson se qasjet jo bashkëpunuese ndëshkohen me izolim, por beson që liderët do gjejnë fuqi për t’iu përgjigjur situatës.
“Në njëfarë mase Kosova edhe është e izoluar, jo për shkak të ndonjë kushtëzimi, por për shkak se në vendet e duhura nuk kanë qenë njerëzit e duhur. Sigurisht që qasjet jo bashkëpunuese ndëshkohen me izolim, por unë besoj që Kryeministri, Presidenti dhe opozita do ta gjejnë fuqinë për t’iu përgjigjur situatës, sidomos në rrethanat kur taksa e ka arritur efektin”, thotë Paçarizi për arbresh.info.
Edhe analisti Faik Krasniqi, thotë se Serbia ende po vazhdon kundër pavarësisë së Kosovës, dhe Kosova të vetmin mjet për t’i bërë ballë Serbisë ka qenë vendosja e taksës.
“SHBA dhe BE duhet të kenë mirëkuptim, sepse Kosova të vetmin mjet për t’i bërë ballë Serbisë ka qenë vendosja e kësaj takse. Serbia ende po vazhdon me fushatën e saj agresive kundër pavarësisë së Kosovës. Sot, Ivica Daciq deklaroi se edhe një shtet do ta tërheq njohjen për Kosovën. Ku janë BE-ja dhe SHBA qe nuk reagojnë dhe nuk ndërmarrin masa ndaj saj për ketë fushate agresive dhe fashiste ndaj Kosovës? Pa një garanci të plote jo vetëm në letër por edhe në praktikë nga SHBA dhe BE-ja, Kosova nuk guxon ta heqë taksen ndaj Serbisë. Një nga ato kushte do të duhej të ishte edhe heqja e liberalizimit te vizave për qytetaret e izoluar të Kosovës”, deklaron Krasniqi për arbresh.info.
Qeveria e Kosovës me datën 21 nëntor, vendosi taksën doganore për 100% për të gjitha produktet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës që importohen në Kosovë. Ditë më parë Komisionari Hahn tha se është duke pritur një përgjigje nga Qeveria e Kosovës që të negociohet rreth vendimit për taksën. Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka përsëritur qëndrimin se asgjë nuk do të ndryshojë. Kryeministri po këmbëngul se taksa nuk do të hiqet derisa Serbia ta njoh Kosovën./Ardita Zeka/arbresh.info/
Qipro merr kryesimin e Presidencës së BE-së, Spiropali: Shqi...
Raportohet për 40 të vdekur dhe të tjerë me djegie të rënda ...
Osmani: Qeveria e re duhet “të vrapojë” për ta zënë hapin, k...
Për të dytin vit me radhë, Trepça dominoi basketbollin kosov...
Në 11 komuna rifillon numërimi i votave për deputetë, KQZ je...
63 seanca, asnjë rezultat: Kriza e pazakontë e Kuvendit të K...