Bashkia e Tiranës ka vendosur të marrë një sërë masash për të shmangur trafikun në nisje të vitit të ri shkollor, që do të fillojë të hënën.
Kjo pasi gjithë këto vite jo vetëm fëmijët e vegjël por edhe prindërit e tyre kanë vuajtur pasojat e trafikut dhe bllokimit të rrugëve duke u vonuar si në punë ashtu edhe në shkollë.
Kjo është edhe arsyeja pse paraditen e sotme kryebashkiaku Erion Veliaj, mblodhi 24 administratorët e Tiranës për t’u dhënë udhëzimet e fundit për përballimin e kaosit që shkaktohet në trafik.
Veliaj njoftoi një sërë masash për të shmangur trafikun duke nisur me ndalimin e mjeteve të transportit të mallrave në oraret kur nxënësit shkojnë dhe kthehen nga shkolla.
“Nxënësit dhe prindërit e Tiranës mund të humbasin çdo muaj 33 mijë orë dije që shkaktohen vetëm nga mënyra se si funksionon transporti publik në qytetin e Tiranës. Duke fi lluar nga dita e hënë do të hyjnë në fuqi këto rregulla për transportin publik. Nga ora 6 deri në orën 9 të mëngjesit dhe nga ora 4 deri në orën 8 të pasdites do të ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve të transportit të mallrave, pavarësisht tonazhit. Pra nga ora 6 deri në 9, kur të gjithë shkojnë në punë dhe shkojnë në shkollë, dhe nga ora 4 deri në orën 8 kur të gjithë kthehen nga puna asnjë mjet komercial nuk do të qarkullojë në Tiranë,” tha Erjon Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Po ashtu kryebashkiaku Veliaj tha se do të bashkëpunohet ngushtësisht me Ministrinë e Arsimit për projektin e shkollave komunitare.
Abdixhiku reagon pas vdekjes së Dacit: Veprimtaria e tij la ...
Haradinaj: Ndarja nga jeta e akademikut Daci është humbje e ...
Begaj: Shqipëria do të marrë komandën e batalionit shumëkomb...
Zelensky: Ukrainasit duan paqe, por jo me çdo kusht
“Mirënjohës për punën, mundin e sakrificën për gjithë Kombin...
Kurti: Daci do të mbetet emër i rëndësishëm në historinë e s...