Qeveria e Republikës së Kosovës dënon fuqishëm aktet vandale të radhës të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët, siç thuhet në reagim, me veprimet e tyre të sotme, shkaktuan dëme të konsiderueshme në automjetet zyrtare dhe objektet e Qeverisë së Kosovës si dhe krijuan skena të pahijshme dhe shqetësim te qytetarët.
Në një reagim nga Qeveria e Kosovës, thuhet se Qeveria e Kosovës i konsideron tërësisht të papranueshme aktet e përsëritura të dhunës të orkestruara nga ky subjekt, për të arritur synime politike, duke shkaktuar dëme materiale në pronat publike dhe private.
“Këto akte, dëmtojnë interesat e Republikës së Kosovës dhe të taksapaguesve kosovarë dhe si të tilla janë krejtësisht të papranueshme në shtetin tonë të ndërtuar me aq mund dhe sakrificë nga populli i Kosovës. Qeveria e Kosovës kërkon nga subjektet politike që të përmbahen nga përdorimi i rrugës dhe dhunës për arritjen e qëllimeve politike, dhe që me sjelljet e tyre, të mos tentojnë që të dëmtojnë proceset e fuqizimit të shtetësisë dhe rrugën integruese euroatlantike të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.
Gjithashtu shtohet se Qeveria e Republikës së Kosovës, po ashtu, fton organet e rendit dhe të drejtësisë që të kryejnë obligimet e tyre ligjore për të garantuar një ambient të qetë dhe të sigurt dhe për mbrojtjen e pronës publike e private, duke ritheksuar përkushtimin e saj për të zhvilluar debat politik brenda institucioneve të Republikës së Kosovës, për çdo çështje me rëndësi për vendin.
Moti sot me diell, temperatura arrin 27 gradë
Kurti pret sot në takim Presidentin e KE-së
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...