Protestuesit e lëvizjes “Jelekët e verdhë” po planifikojnë protesta në mbarë Francën, pavarësisht debatit të gjerë kombëtar dhe vullnetit të mirë të presidentit Emmanuel Macron për të zbutur zemërimin e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).
Protestuesit të shtunën apeluan që marshi të fillojë nga Shtëpia e personave me aftësi të kufizuara, ku ndodhet varri i Napoleon Bonapartës, për nder të qindra anëtarëve të lënduar të lëvizjes “Jelekët e verdhë”.
Në Paris janë vendosur 5 mijë policë, prania më e madhe e të cilëve vërehet rreth ndërtesave të qeverisë dhe bulevardit Champs-Elysees, ku protesta e të shtunës së kaluar u shndërrua në dhunë. Mijëra policë janë vendosur edhe në qytete të tjera franceze, ku janë paralajmëruar protesta.
Sot shënohet jubileu i tubimeve të “Jelekëve të verdhë”, të cilët për herë të dhjetë dalin në rrugë. Kjo do të jetë edhe një test për presidentin Macron, ku do të shihet se si ka ndikuar debati publik i nisur nga ai për reduktimin e vrullit të zemërimit të “Jelekëve të verdhë”.
45 vjet nga demonstratat e 11 marsit që tronditën ish-Jugosl...
Haradinaj: Presidentja e ka respektuar Kushtetutën dhe e ka ...
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...