Bashkimi Evropian (BE) ka përshëndetur përpjekjet e Azerbajxhanit dhe Armenisë për zgjidhjen e çështjes të Karabakut të Epërm, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyra e zëdhënësit të Komisionit Evropian bëri të ditur se takimi i ministrave të jashtëm të Azerbajxhanit, Elmar Mammadyarov dhe homologut të tij armen, Zohrab Mnatsakanyan, u mbajt në Paris në kuadër të arritjes së një zgjidhjeje për çështjen e Karabakut të Epërm.
“Negociatat po japin sinjale pozitive për përparim në zgjidhjen e çështjes së Karabakut të Epërm”, thuhet në kumtesën e Brukselit.
Më tej shtohet se paqa e mundshme do të ishte e dobishme për të gjithë dhe do të sillte potencialin e vërtetë të Kaukazit të Jugut.
Në takimin e ministrave të jashtëm morën pjesë udhëheqësit e grupit të OSBE-së, Minsk Igor Popov, Stephane Visconti, Andrew Schofer dhe i dërguari i posaçëm i OSBE-së Andrzej Kasprzyk.
Karabaku i Epërm është një rajon i Azerbajxhanit i cili më 6 janar të vitit 1992 shpalli pavarësinë. Shumicën e popullsisë e përbëjnë armenët të cilët konsiderojnë se duhen të jenë pjesë e Armenisë. Rajoni është nën kontrollin e ushtrisë armene dhe separatistëve nga lufta azerbajxhano-armene, e cila përfundoi në vitin 1994 dhe në të cilën jetën e humbën 30 mijë njerëz. Negociata disa vjeçare sollën një përparim të vogël mes kontekstit të ish anëtarëve të Bashkimit Sovjetik. Në 20 vitet e fundit konfliktet kanë qenë më të shpeshta.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit